Me një lojtar më pak pas largimit me dy kartona të verdhë të Altiparmarkovskit në minutën e 28-të, FC Struga Trim Lum arriti të fitojë në Kratovë përballë Sileksit.
Me golin e shënuar në minutën e 67-të nga Jahja pas një super asisti nga Cake, Struga arriti të shënojë fitore minimale, e mjaftueshme për të siguruar pozitën e tretë në tabelë, e cila e nxjerr në garat europiane.
Me këtë rezultat, fitorja e konkurentit tjetër, Gjorçe Petrov ndaj Vardarit është e parëdësishme.
Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i ekipit nga Struga, pasi vjen vetëm 6 vite pas themelimit të ekipit. Arritje e rrallë në futbollin vendas e jo vetëm.