Thierry Henry nuk kurseu asnjë koment për Kylian Mbappe dhe Realin e Madridit, duke përdorur fjalë që nuk ishin shumë të buta ndaj ish-kampionit të PSG:
“Skuadra është e frustruar me të, e kuptoj dhe nuk është e lehtë. Duhet t’i japim kohë, por ai duhet të mësojë të luajë si një numër 9, sepse nuk mund të shkojë më keq se kështu, të luajë si sulmues kur skuadra është në maksimumin e saj”.
Henry e akuzon francezin se është statik:
“Pavarësisht nëse je anësor, 9 apo 10, mund të vraposh, madje edhe Rudiger bëri një vrapim në pjesën e parë”.