Hazard flet me siguri të plotë: Benzema meriton “Topin e Artë”

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard ka folur së fundmi për çmimin me prestigjoz individual, “Topi i Artë”.

Karim Benzema deri më tani shihet si favoriti kryesor për fitimin këtij trofeu  pas një sezoni fantastik me Realin.

Sipas Hazard, Benzema e meriton të kurorëzohet si lojtari më i mirë në botë.

“Nuk ka dyshime, Benzema e meriton Topin e Artë”, tha belgu për ESPN.

Sulmuesi francez shënoi 44 gola në 46 ndeshje gjithsej sezonin e kaluar duke ndihmuar Realin të triumfojë në La Liga dhe Champions League.

Kujtojmë që ceremonia e “Topit të Artë” do të mbahet më 17 tetor./albeu.com

Shtuar 25.07.2022 11:13