Louis Saha i ka kërkuar ish-bashkëlojtarit të tij në Francë, Karim Benzema që t’i bashkohet Manchester United dhe të zgjidhë problemet e tyre me golat.
Benzema ka përfunduar duke u kritikuar për paraqitjet e tij me Al Ittihad në Superligën e Arabisë.
None found
Saha, i cili ka luajtur për United në të kaluarën, ka thënë se francezi do të përshtatej te klubi anglez, pasi ata kanë nevojë pikërisht për një profil të tillë.
“Benzema do të ndryshonte sulmin e United, dhe kjo është pikërisht ajo që ata kanë nevojë”, ka thënë fillimisht Saha për Diario AS.
“Ai do të shënonte gola dhe do të siguronte një lojë më të mirë ekipore”.
“Tani për tani është vetëm një ëndërr, por Karim është ende shumë profesionist”, përfundoi francezi.
Në moshën 36-vjeçare, Benzema është një nga sulmuesit më të mëdhenj aktualisht, por duke pasur parasysh moshën e tij, ai vështirë se do të ishte njeriu i duhur për të nisur një epokë të re golash te United. /Telegrafi/
Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…
Deklaratat e Jude Bellingham pas fitores së Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 vazhdojnë të shkaktojnë…
Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultat 2-0 në gjysmëfinale, duke…
Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul, ka hedhur poshtë kritikat ndaj paraqitjeve të kampionëve të botës në Kupën e Botës…
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur…