Harry Kane drejt shitjes rekord, Tottenham blindon sulmuesin Son

Ka zhvillime të rëndësishme te Tottenham.

E para është zyrtare, teksa është firmosur rinovimi i shumëpritur me Heung-min Son, i cili ka hedhur firmën në kontratën e gjatë deri ne vitin 2026 me Tottenham.

Zgjatja e kontratës është një lajm i mirë për tifozët pasi sulmuesi koreano-jugor, është një nga lojtarët kryesor bashkë me Harry Kane dhe ka shënuar një mal me gola.

Rinovimi ishte shtyrë me një vit për shkak të pandemisë dhe asnjëherë lojtari nuk ka shprehur dyshime për të qëndruar me Spursat.

Por ndryshe është situata me Harry Kane, bomberi anglez, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe do ta bëjë pasi për të ka ardhur një ofertë monstër prej 160 mln Paund ose afro 180 mln Euro.

Me Kane drejt largimit, gjithsesi Tottenham do të kerkojë një tjetër bomber për të zëvendësuar kapitenin e saj.


Shtuar 23.07.2021 16:18