Portugalia dhe mbi të gjithë Cristiano Ronaldo pësoi një goditje të rëndë mbrëmjen e së dielës, kur u eliminua nga Euro 2020, pasi u mund 1-0 nga Belgjika.
Edhe pse Ronaldo tentoi me të gjitha mënyrat për të lënë gjurmë në këtë sfidë nuk ia arriti. Këtë e bëri e dashura e tij Georgina Rodriguez.
27-vjeçarja rrëmbeu vëmendjen në tribunën e stadiumit të Sevilla, në mbështetje të Portugalisë, por në fund sërish duhet të jetë e lumtur pasi tashmë për të nisin menjëherë pushimet.