Hap i madh në karrierë, Megi Doçi transferohet te gjigantët turq

Një lëvizje ndoshta e vonuar, por gjithsesi e merituar. Megi Doçi bën kapërcimin e madh në karrierën e saj duke firmosur për “gjigantët” turq të Galatasaray. E konsideruar si futbollistja më e mirë shqiptare, 28 vjeçarja është prezantuar nga gjigandët e futbollit turk.

Sulmuesja e Kombëtares “Kuqezi” fitoi “Topin e Artë” të futbollit në vend për vitin 2023, ndërsa në karrierë numëron 700 gola të shënuar, disa prej të cilëve me të vërtetë spektakolarë, si ai në Champions League me Vllazninë kundër Real Madrid, apo ai i fundit në Superligë në ndeshjen kundër Laçit.

Këto paraqitje dhe statistika kanë tërhequr vëmendjen e Galatasaray, që kanë arritur transferimin e futbollistes shqiptare.

Megi Doçi nisi karrierën e saj në një moshë shumë të re, ndërsa me Vllazninë arriti edhe sukseset më të mëdha, duke luajtur për herë të parë edhe në grupet e Ligës së Kampioneve. Këtë skenë të madhe të futbollit tashmë do ta ketë të zakonshme pas transferimit te Gallatasaray, që në këtë të sezon të kampionatit turk renditet në vendin e dytë të klasifikimit. /i.m /abcnews.al


Shtuar 17.01.2024 17:44