Pritet të jetë titullar, Muriqi: Jam gati për të shënuar ndaj Galatasarayt

“Luani” Dardan, Vedat Muriqi pritet të jetë titullar  në ndeshjen e sotme në Europa League përballë Galatasay.

Muriqi e njeh mirë këtë kundërshtar gjatë kuhës kur ishte pjesë e Fernerbahce. Kujtojmë që në atë kohë, u përfol për një mundeësi tranferimi te sulmuesit tek ekipi që ka përballë sot.

Sulmuesi ka dalë në konferencë për mediat në prag ndeshje dhe është shprehur shumë optimist se do të shënojë.

“Stambolli është një qytet i bukur dhe është një kënaqësi e madhe të kthehesh këtu. Unë jam sulmues dhe dua të shënoj, jam gati të bëj atë që duhet të bëj. Unë kisha Covid-19 në sezonin e parë me Lazio. Po përpiqem të jem në të njëjtin nivel me shokët e skuadrës. Është e vështirë të luash si startues në një ekip që ka luajtur së bashku për 5 vjet. Unë jam gati të jap kontributin tim, pastaj trajneri do të vendosë”, tha Muriqi. /albeu.com/


Shtuar 16.09.2021 12:19