Hansi Flick mbërrin në zyrat e Federatës Gjermane, gati kontrata

Hansi Flick pritet të nënshkruaj kontratë me Federatën e Futbollit të Gjermanisë për t’u bërë trajner i ‘Die Mannschaft’.

Ashtu siç raporton BILD, Flick ka mbërritur në zyrat e DFB-së dhe pritet që së shpejti të zyrtarizohet si trajneri më i ri i Gjermanisë.

Flick pritet të nis punën me Gjermaninë menjëherë pas Kampionatit Europian, pasi deri atëherë në stol do të jetë trajneri, Joachim Low.

Paga e ish-trajnerit të Bayern Munchen me Gjermaninë do të jetë rreth 6.5 milionë euro në vit.


Shtuar 25.05.2021 09:57