Handanoviç: Onana? Jetoj të tashmen dhe konkurrenca është e mirëpritur

Portieri zikaltër, Samir Handanoviç ka folur në konferencën për shtyp e cila u mbajt për ndeshjen Inter-Juventus.

Kapiteni zikaltër është pyetur rreth transferimit më të ri që Inter ka bërë, Onana.

“Ardhja e Onana tek Inter nuk më shqetëson. Madje ndjehem shumë mirë sepse klubi ka afruar një portier të klasit të lartë. Konkurrenca është gjithmonë e mirëpritur pasi performanca jonë përmirësohet. E rëndësishme është të kesh vetëbesim. Unë jetoj të tashmen e jo të ardhmen”, kështu është shprehur Handanoviç./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.01.2022 14:42