Hamilton nuk dorëzohet: Do të luftoj deri në fund për titullin

“Till the end”, Deri në fund. Lewis Hamilton përdori Instagramin për të dhënë mesazhin e tij për ata që e konsiderojnë tanimë të mposhtur nga Max Verstappen. Holandezi i Red Bull, po e mposht kampionin e Botës me pesë suksese në 9 raundet, 3 të fundit radhazi. Anglezi gjithsesi s’ka ndër mend të ngrejë flamurin e bardhë, të paktën ho pa dhënë gjithcka ka për të mbrojtur fronin e tij pas katër vitesh dominimi, dhe teksti në postimin e fundit në instagram është prova që e konfirmon.

Menjëherë pas distafës në Austri, ku zuri një vend të katërt, piloti i Mercedes u shfaq dyshues mbi mundësitë e tij për të ndjekur Red Bullin, një mendim shumë ndryshe nga ai që shfaq tani në mesazhin e tij në rrjetet sociale ku shprehet: “Në momente si ky duhet të jemi vecanërisht të vëmendshëm, të përqëndruar dhe të vendosur. Dorëzimi nuk është kurrë një opsion. Këto pesë garat e fundit kanë qenë vërtet të vështira, por mbetem optimist dhe besimplotë të skuadra ime. Jam i sigurt se do të ringrihemi shpejt, tani para për takimin e radhës”. Përmbledhtazi është ky mesazhi i Hamilton, Verstappen është i paralajmëruar, të triumfojë në Silverstone, në strofulllën e ujkut nuk do të jetë e lehtë. Holandezi gjithsesi ka statistikat që e favorizojnë.

Max ka 32 pikë avantazh ndaj Hamilton, dhe Lewis nuk humbiste kaq terren nga kryesimi i Botërorit që nga 2016. Në atë kampionat, përfundoi minus 43 pikë nga Nico Rosberg pas vetëm 4 garash, dhe pastaj ju desh të rikuperonte 33 pikë në Çmimet e Mëdha të fundit. Një hendek që rezultoi shumë i madh për tu përmbushur. Në këtë aspekt në karrierën e 7 herë kampionit të Botës vihet re se kur diferenca e kalon kuotën e 30 pikëve, Hamilton nuk i del asnjëherë përmbysja fitimtare. Ka ndodhr në 2009, në 2011 dhe në 2012 edhe pasi kishte një McLaren jo shumë kompetitive. I njëjti diskutim edhe në 2013 me një Mercedes jo në maksimum, dhe pastaj 2016 ters për Leuiës që tani i duhet të punojë shummë për të eleminuar një finale të hidhur të Botërorit. Sinjali i parë i reagimit pritet në Silverstone, në 18 korrik.

Shtuar 5.07.2021 15:18