Habit kombëtarja evropiane, refuzon të ulet në gjunjë në Euro 2020

Kombëtarja hungareze e futbollit ka lajmëruar se nuk do të ndërmarrë veprimin e uljes në gjunjë para startit të ndeshjeve në Kampionatin Europian, veprim i cili bëhet në mbështetje të racizmit.

Vetë federata e futbollit hungarez bëri publik lajmin, madje shkoi dhe më tej duke e quajtur një veprim të tillë si protestë politike dhe jo në ndihmë të racizmit.

‘’Rregulloret e UEFA-s dhe FIFA-s nuk lejojnë politikën në stadium’’, shkruan federata në njoftimin zyrtar.

Disa ekipe si Anglia dhe Belgjika u gjunjëzuan dhe në miqësore, ashtu si dhe si disa gjyqtarë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj racizmit.

Shtuar 9.06.2021 11:06