Haaland tregon skuadrat favorite për ta fituar Champions

Në një intervistë me “Sky Sports” ylli i Borussia Dortmundit Erling Haaland ka treguar skuadrat që ai mendon se do të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë vit.

Por, në intervistën e sotme, i pyetur se cila skuadër do të jetë triumfuese, Haaland renditi favoritet ku ndër to ishte edhe Real Madridi.

“Unë mendoj që njëra nga Manchester City, Paris Saint-Germain ose Real Madrid do të fitojë Ligën e Kampionëve”, tha Haaland.

Po ashtu, ylli norvegjez tregoi edhe skuadrën më të fortë ndaj të cilës ishte përballur, duke ia dhënë këtë epitet gjigandit bavarez Bayern Munich.


Shtuar 27.01.2022 20:12