Haaland me dopietë i jep fitoren Man City

Manchester City, pas dy ndeshjeve pa fitore dhe gola të shënuar, priti Brighton në kuadër të xhiros së 13-të të Premierligës.

Erling Haaland filloi të shënonte sërish dhe ndihmoi Qytetarët të fitonin. Në mesin e pjesës së parë, norvegjezi shtyu i vetëm mbrojtjen dhe e dërgoi topin në rrjetë. Ai shënoi edhe nga pika e bardhë.

Mysafirët u kundërpërgjigjën duke ndëshkuar kundërshtarin ,por në fund, Kevin de Bruyne realizoi nga a 20 metra për 3:1.

City e mbylli diferencën me Arsenalin në një pikë. SHIKO GOLAT  /G.D albeu.com/


Shtuar 22.10.2022 18:15