Haaland kushton shumë, Real Madrid tërhiqet pas

Erling Haaland është një prej sulmuesëve më të fuqishëm e më të spikatur deri më sot. Norvegjezi është një makineri golash dhe shumë klube janë joshur nga performanca e tij.

Një sulmues me nuhatje goli të jashtëzakonshme dhe me një fizik prej “titani”, sot kërkohet nga shumë ekipe por pak e përballojnë çmimin e tij.

Sipas “AS”, Real Madrid është tërhequr nga gara për shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar të Borussia Dortmund-it.

“Los Blancos” e vlersojnë situatën sit ë pamundur për të transferuar norvegjezin në spanjë për arsye të vlerës së tij të lartë.
Haaland e ka vlerën 150 milion euro, por Dortumund ndoshta do të kërkojë edhe më shumë, por nuk është ky problemi I vetëm.
Tjetër problem do të jetë dhe paga e lojtarit.

Kështu Real është tërhequr pas por Chelsea, PSG, Manchester City dhe Bayern Munich ende jo./albeu.com


Shtuar 22.10.2021 10:52