Erling Haaland së shpejti do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Manchester City.
Mediat norvegjeze raportojnë se ai madje i ka përfunduar edhe testet mjekësore, gjatë ditës së hënë.
Haaland i ka kryer vizitat mjekësore në qytetin e Brukselit, derisa ky vend është zgjedhur për të mos tërhequr vëmendjen.
Gazetari i njohur, Fabrizo Romano ka konfirmuar se norvegjezi këtë javë do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Cityt.
Derisa klubi gjerman do ta zëvendësoj Haalandin me Karim Adeyemin, i cili pritet të transferohet për një shifër prej 35 milionë euro.