Haaland ende nuk ka rënë dakord për një transferim në Man City, të luajë për Realin me Mbappe

Erling Haaland ka gjasa të largohet nga Borussia Dortmund në verë.

Sulmuesi 21-vjeçar nuk ka rënë dakord për një kalim te Manchester City, pasi dëshiron të luajë për Real Madridin në çift me Kylian Mbappe, i cili mund të largohet falas nga PSG gjatë verës.

Ky opsion karriere është një prioritet për norvegjezin, shkruan gazetari AS Mirko Kalemme.

Do të jetë e vështirë për ta realizuar këtë, por klubi madrilen është i fokusuar në transferimet e të dy lojtarëve.

Këtë sezon Haaland ka shënuar 23 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 24 ndeshje për Borussia në të gjitha garat. /albeu.com/


Shtuar 7.04.2022 20:32