Tifozët ultras të PSG i dërgojnë mesazh të qartë Mbappe, pas spekulimeve që e lidhin me Realin

Ultrasit e Paris Saint Germain kanë dërguar një mesazh të qartë për yllin e skuadrës së tyre, Kylian Mbappe.

Mbappe do të jetë pa kontratë me skuadrën e PSG në fund të këtij sezoni dhe ai vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Real Madrid.

Në mesin e gjithë kësaj situate, tifozët ultras të PSG kanë përcjell një mesazh për yllin e skuadrës.

“Nga Bondy në Paris. Kylian, historia jote është e shkruar këtu”, shkruajnë tifozët e PSG.

Kylian Mbappe po kthehet në një ikonë të PSG edhe pse i ri në moshë. Ai është afër të thyej rekordin e të gjitha kohërave si golashënuesi më i mirë i skuadrës.

Megjithatë, ky synim mund t’i mbetet në gjysmë, pasi lojtari thuhet se dëshiron kalimin te Real Madrid, në fundin e këtij sezoni.


Shtuar 2.03.2022 08:52