Guardiola s’di kujt t’ja prishë: Duhen dy ‘Topa të Artë’, një për Mesin dhe një për Haland

“Topi i Artë” për vitin 2023 do të jepet sonte me Lionel Mesin favorit, pas suksesit të tij në Kupën e Botës.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili ndau vitet e suksesit me të tek Barcelona, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë çmim.

“Kam shumë dashuri për Mesin dhe Haland. Nëse Mesi fiton, do të jetë vetëm një fitore për Kupën e Botës. Nëse Haland fiton, do të jetë vetëm për sezonin që ka pasur. Duhet të japin dy çmime këtë vit, të dy e meritojnë të fitojnë”, tha Guardiola./albeu.com


Shtuar 30.10.2023 16:06