Guardiola lavdëron një futbollist të Arsenalit: Ata janë shumë të mirë me të

Arsenali arriti të merrte një barazim të vështirë 0-0 kundër Man City për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për titullin në Ligën Premier.

Duke bërë këtë, Topçinjtë ishin në gjendje t’i jepnin fund arritjes së Cityzens për të shënuar në 57 ndeshje të njëpasnjëshme në shtëpi përpara se të dështonin të shënonin kundër skuadrës së Mikel Arteta-s.

Pavarësisht masterklasit në mbrojtje, Pep Guardiola zgjodhi lavdërimet për Kai Havertz dhe kontributin e tij në performancën e Topçinjve.

Pas ndeshjes, ai tha: “Ne e marrim pikën. Ne u përpoqëm, nuk krijuam shumë, ata nuk krijuan shumë”.

“Mbrojtja është kaq kompakte dhe ne nuk mund t’i rifitojmë topat me presion të lartë, sepse ka topa të gjatë, topa të dytë dhe ata janë shumë të mirë me Havertzin dhe gjithë fizikun që ata kanë”.

Havertz nuk ishte në gjendje të krijonte ndonjë gjë të veçantë, as nuk mundi të testonte portierin kundërshtar, por fitoi gjashtë nga 11 duelet ajrore dhe ngatërroi futbollistët kundërshtarë me fizikun e tij.

Kjo dukej se i bëri përshtypje Pepit, i cili vendosi të përçojë lëvdata për rëndësinë e sulmuesit gjerman në sistemin e Mikel Artetës. /Telegrafi/


Shtuar 1.04.2024 15:29