Guardiola konfirmon prezencën e belgut në skuadër: De Bryne qëndron te City!

Pep Guardiola thotë se Kevin De Bryjne nuk do të largohet nga Manchester City këtë verë.

Klubi i Ligës Pro Saudite, AlItihad, është lidhur me një transferim të mundshëm të De Bryne, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Cityn.

Megjithatë, duke folur përpara miqësores së Manchester Cityt kundër Celltic në Karolinën e Veriut, menaxheri i “qytetarëve” tha:

“Kevin nuk do të largohet. Nëse dikush largohet, ne do të flasim për këtë. Sigurisht, deri në ditën e fundit ne kemi shanse për të bërë transferime, nuk e përjashtoj mundësinë që të kemi lojtarë të rinj, por mendoj se ka një shans 85/90 për qind që të kemi të njëjtën skuadër. Ndihem rehat, sepse cilësia e qenieve njerëzore që kemi në skuadër është e vështirë të zëvendësohet dhe cilësia është aty. Por do të shohim, nuk e di në momentin e fundit nëse dikush do të vijë dhe disa lojtarë do të largohen. Ne do të vendosim”.

Mesfushori belg tha në Europian se ai do të qëndronte në “Etihad” përtej kësaj vere, pavarësisht se më parë ishte shprehur se joshej nga mundësia për ta mbyllur karrierën në Arabi, ku ofrohen rroga të çmendura.


Shtuar 24.07.2024 16:12