Manchester City i Pep Guardiolës është duke ndjekur me shumë vëmendje Joshua Kimmich, mesfushorin e talentuar gjerman të cilin ka në plan ta afrojë gjatë merkatos së verës.
Mesfushori i Bayern Munich po ndiqet me shumë vëmendje nga disa klube të mëdha europiane, përfshirë këtu edhe Barcelonën.
Megjithatë, sipas raportimeve të mediave britanike, e ardhmja e gjermanit do të jetë në Premier League, ku me shumë gjasa do të ribashkohet me Guardiola.
Ishte vetë tekniku spanjoll që e kërkon me ngulm Kimmich, me Guardiolën që do të dëshironte shumë ta kishte nën urdhërat e tij në fillim të sezonit të ardhshëm. /abcnews.al