Guardiola del kundër Superligës Evropiane: Nuk është sport nëse suksesi është i garantuar

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka shprehur pakënaqësi ndaj Superligës Evropiane.

Superliga Evropiane u formuar nga 12 gjigantë evropianë, mes tyre edhe Manchester City, derisa tani ‘rrezikojnë’ të përjashtohen nga garat ndërkombëtare.

I pyetur për Superligën, Guardiola tha se sport nuk është sport nëse suksesi është i garantuar.

“Sporti nuk është sport nëse suksesi është i garantuar dhe kur lidhjet bëhen të forta dhe trofeu nuk ekziston”.

“Nuk është sport nëse nuk ka rëndësi nëse humb. Nuk është e drejtë për klubet që luftojnë për vendin e parë dhe nuk mund të kualifikohen”, deklaroi ai.

Në formatin e Superligës Evropiane, 15 gjigantë evropianë do jenë të pandryshueshëm pavarësisht nëse janë në kreun ose fundin e tabelës.

Shtuar 20.04.2021 03:04