Transferimi rekord te City i dha atij pseudonimin “zoti 100 milion eurosh”.
Megjithatë, muajt e parë të Jack Grealish në Manchester nuk ishin gjithmonë të lehta.
“Kam bërë mirë deri më tani, por kam shumë më tepër për të dhënë. Ishte shumë më e vështirë nga sa mendoja. Disa lojtarëve u duhet më shumë se një vit për t’u përshtatur këtu, ndoshta do të jetë e njëjta gjë për mua. Standardet këtu janë shumë të larta, brenda dhe jashtë fushës.
Mendoj se kjo është arsyeja pse ata kanë qenë kaq të suksesshëm, duke pasur një çmim prej 100 milionë sterlinash. Do të thotë që kur kalon një periudhë krize, njerëzit të pyesin nëse vërtet ia vlen ato para. Unë e kuptoj këtë, por duhet të marr parasysh privilegjin që klubi ka investoi kaq shumë tek unë dhe shpresoj të jem në gjendje ta shpërblej me gola dhe trofe”./ h.ll/albeu.com