Granit Xhaka pranë kalimit te Roma, mësohen detajet e kontratës

Bëhet fjalë për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, ku janë mësuar të gjitha detajet.

Arsenal kërkon 20 milionë euro për shqiptarin, derisa oferta e fundit e Romës ishte 15 milionë euro plus 2.5 milionë euro bonuse të lehta, ofertë që duket se është pranuar.

Xhaka do t’i bashkohet skuadrës së Mourinhos me 26 korrik, por nuk e ka të domosdoshme të ndërpres pushimet që të bashkohet bashkëlojtarët e rinj.

Në anën tjetër, Xhaka ka pranuar t’i bashkohet Romës para një muaji.

Shqiptari do nënshkruajë kontratë katërvjeçare me vlerë 2.5 milionë euro plus bonuset.

Xhaka thuhet se mezi pres të punojë nën urdhrat e “Special One”, me të cilin ka pasur lidhje të mira në vitet e fundit dhe tekniku portugez ishte personi që e bindi për t’iu bashkuar Romës.


Shtuar 15.07.2021 16:03