Trajneri i Juventusit, Allegri, nuk e ka patur aspakt të thjeshtë të përmbajë nervat në shtesat e finales së Kupës së Italisë.
Interi shënoi golin e katërt nga Ivan Perisic dhe Allegrit nuk i ka pëlqyer festimi i Lautaro Martinez dhe kështu ka nisur debatin me të ku dukej shumë i revoltuar. Situata filloji të përshkallëzohej dhe gjyqtari kryesor u detyrua të nxirrte kartonin e kuq nga xhepi për të nxjerrë jashtë loje trajnerin e Juventusit.
Ai filloi të hidhte fjalë mbi pankinën e Interit dhe kështu lojtarët e tij u detyruan ta kapnin prej krahu dhe ta nxirrnin nga fusha./ h.ll/albeu.com