Goli fantastik i Xhixhës nuk mjafton, Tirana i thotë lamtumirë aventurës në Champions League

Tirana ka humbur në “Air Albania” me rezultatin 1-2 ndaj Dudelange.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0, por Tirana realizuoi një ndeshje fantastike në ato 45 minutat e para. Shumë raste të humbura në të cilat nuk arritën të gjenin dot golin. Gjithashtu pati edhe tensione nga ana e ekipit shqiptar pasi kishte pakënaqësi ndaj vendimeve të gjyqtarit spanjoll.

Pjesa e dytë nisi keq për Tiranën, ku në minutën e 49-të ishte Bojic i cili zhbllokoi sfidën. Shpresat e Tiranës u shuajtën në minutën e 61-të, pasi Sinani shënoi edhe golin e dytë për Dudelange të Luksemburgut.

Tirana arriti të shënojë golin e parë në minutën e 78-të me anë të Xhixhës, nga një aksion tepër i bukur dhe një finalizim i jashtëzakonshëm.

Kartonat e verdhë nuk kanë munguar gjithashtu, ku gjyqtari kryesor nuk i ka kursyer.

Pas eliminimit nga fazat eliminatore të Champions League, Tirana do të ndeshet në Conference League në turin e dytë përballë Zrinjski./ h.ll/abcnews.al


Shtuar 12.07.2022 22:01