Goldi Halili është zonjusha e parë e cila menaxhon një skuadër futbolli. Prej dy vitesh tashmë ajo menaxhon KF Tirana, të cilën më herët e ka drejtuar babai i saj. Në ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ajo theksoi se shpirti i skuadrës janë tifozët, ndërsa ate e sheh si një “perandori”.
“Shpirti i Tironës janë tifozët. Madje babai im thotë shpesh janë oksigjeni i Tiranës. Pa shpirtin e tifozerisë, definitivisht nuk do të kishte një Tiranë sepse janë lojtari i 12 në fushë, nuk do të kishte motivim dhe alegri”.
Por a ndihet ajo një princeshë në këtë “botë që deri më tani jemi mësuar se i përket meshkujve”? Apo si janë raportet e saj me lojtarët? Sa përfshihet ajo në problematikat e skuandrës?
“Tiranën unë e konsideroj perandori. Çunat janë shumë të sjellshëm dhe me këmbë në tokë dhe tërësisht profesional. Ne ndjemi si një familje dhe kur të kënë nevojë për mua sigurisht që do të jema ty. Por, është im vëlla që merret në përditshmëri me problemet e lojtarëve, megjithëse më ka dhënë gjithë hapësirën e mundshme për të zhvilluar idetë për Tiranën.”
A duhet që edhe partneri i saj i jetës duhet të jetë patjetër me Tironën? Ermali e vendos në një moment hipotetik të mendonte nëse ai do të ishte tifoz me Partizanin.
“Jo. Në familjen time nuk është lakuar ndonjëherë ky diskutim. Por gjithsesi do të ishte një bonus. Eee Ermal këtu me zure ngushtë, kështu që nuk e di. Nuk ka ardhur ende ai moment”
Në fund ajo shtoi se përveç këngës që është Hymn i Tiranës, është duke punuar edhe me librin e 100 vjetorit të saj./albeu.com