“Goditja e fortë” e Evertonit, pranë huazimit të yllit të Man United

Evertoni i cili tashmë ka arritur marrëveshje me Manchester United për huazimin e holandezit deri në fund të sezonit , ka hyrë në një betejë shumë të fortë për Donny Van De Beck.

Duhet theksuar se një propozim ka paraqitur edhe Crystal Palace , por Everton synon të paguajë 100% të kontratës së 24-vjeçarit, në ndryshim nga londinezët.

Tashmë vendimi është në dorën e futbollistit, i cili do të largohet përkohësisht nga “Old Trafford”, për të gjetur minutat e lojës që nuk i ka marrë deri më tani te United.


Shtuar 30.01.2022 13:00