Globe Soccer Awards, Italia “ngarkohet” me çmime

Globe Soccer Awards 2021 u zhvillua në mjedisin e shkëlqyer të Dubait.

Në Al Wasl Plaza janë shpërblyer protagonistët e mëdhenj të futbollit të dymbëdhjetë muajve të fundit dhe Italia ka grumbulluar shumë çmime.

Pas fitimit të Kampionatit Evropian, Azzurri  i Roberto Mancinit, i votuar si trajneri më i mirë i vitit 2021, është shpallur kombëtarja më e mirë e vitit .

Gigio Donnarumma dhe Leonardo Bonucci janë  zgjedhur portieri dhe mbrojtësi më i mirë i vitit 2021. /albeu.com


Shtuar 27.12.2021 18:07