Al-Ittihad ka hyrë në garë për Mohamed Salahun dhe po tenton ta pengojë transferimin e tij te Trabzonspori, sipas gazetarit egjiptian të WinWin, Ismael Mahmoud.
Të lidhura
None found
Klubi saudit po përpiqet të sigurojë fondet e nevojshme për t’i paraqitur ish-sulmuesit të Liverpoolit një ofertë konkurruese gjatë orëve ose ditëve të ardhshme.
Përmes kësaj lëvizjeje, Al-Ittihadi synon ta bindë reprezentuesin egjiptian të zgjedhë Ligën Profesionale Saudite dhe të mos e përmbyllë marrëveshjen me Trabzonsporin.
Nga Turqia është raportuar së fundmi se skuadra e Trabzonsporit ka gjetur akordin me 34-vjeçarin për një kontratë dyvjeçare. Në këtë fazë, diskutimet mes palëve janë përqendruar vetëm te kushtet financiare.
Pavarësisht këtij zhvillimi, destinacioni i ardhshëm i Salahut nuk cilësohet ende i përcaktuar. Al-Ittihadi po vazhdon përpjekjet për ta përmbysur situatën në negociata përmes një oferte të minutës së fundit.
Interesi i Al-Ittihadit për futbollistin nuk është i kohëve të fundit. Në vitin 2023, klubi ofroi deri në 150 milionë funte për ta marrë atë nga Liverpooli, por propozimi u hodh poshtë nga skuadra angleze.
Që prej largimit të Salahut nga Anfield në përfundim të sezonit të kaluar, Al-Ittihadi ka mbetur mes klubeve më të interesuara për shërbimet e tij, krahas disa skuadrave të tjera nga Arabia Saudite dhe Turqia.
