Gjithçka që duhet të dini rreth shorteut të Champions League që do të hidhet sot

Të hënën me fillim nga ora 11:50, në Nyon do të hidhet shorti për 1/16 e Champions League.

Si funksionon shorti

Shorti përfshin 16 skuadra ku janë vendet e para në grup ( Ajax, Bayern Munich, Juventus, Lille, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid).

Vendet e dyta të cilat janë Atletico Madrid, Benfica,Chelsea, Inter, PSG, Salzburg, Sporting dhe Villareal.

Do të ketë dy vazo ku njëra do të mbajë goglat me ekipet e vendeve të para dhe vazoja tjetër me golgat e ekipeve të vendeve të dyta në grup.

Skuadrat nga i njëjti grup ose nga e njëjta federatë kombëtare nuk mund të konkurrojnë me njëra tjetrën.

Fituesit e grupeve, pra vendet e para do të luajnë ndeshjen e tyre të parë në shtëpi dhe të dytën si mike.

Rregulli i golave si mysafirë është hequr, kështu që ndeshjet që në përballjen e dyfishtë mbeten të barabarta për numrin e golave të shënuar në shtëpi dhe si mysafir, do të shkojnë në kohë shtesë. Nëse rezultati është ende i barabartë pas 30 minutave shtesë, ndeshja do të shkojë në penallti.

Ndeshjet e para do të zhvillohen në datat 15/16/22/23 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 8/9/15/16 mars./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.12.2021 09:12