Gjithçka e lehtë për Interin, “poker” Crvena Zvezdës

Në ditën e dytë të Ligës së Kampionëve, Interi mposhti Crvena Zvezdën me rezultat 4-0. Në “San Siro”, të besuarit e Simone Inzaghit nuk gabuan dhe e përballuan detyrën pa probleme të mëdha.

Goditja e lirë e Calhanoglu (11′), Arnautovic (59′), Lautaro (71′) dhe penalltia e Taremit (81′) ishin golat që i dhanë sukses zikaltërve, të cilët u ngjitën nëkuotën e 4 pikëve në klasifikim.

Në fushën e lojës për zikaltërit zbriti dhe mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani, i cili u aktivizua në minutën e 70-të në vend të Hakan Calhanoglu.


Shtuar 1.10.2024 23:19