Gjithçka drejt përfundimit, Wijnaldum tek Barcelona

Kalimi i mesfushorit holandez të Liverpoolit, Georginio Wijnaldum tek Barcelona është më pranë se kurrë.

Sipas “Football Insider”, transferimi i Wijnaldum tek Barcelona është gati përfundimit me “95% i kryer”.

30 vjeçari është një përparësi për Ronald Koeman, i cili dëshiron të forcojë mesfushën dhe të shtojë dinamikën.

Wijnaldum përfundon kontratën e tij me Liverpoolin me 30 qershor, dhe do të mund të transferohej në Camp Nou si lojtar i lirë.

Edhe pse vet Wijnaldum deklaroi javën e kaluar se nuk ka asnjë lajm për të ardhmen, burime të ndryshme thonë se ai është gati të transferohet në Barcelonë./albeu.com/


Shtuar 15.03.2021 12:06