Gjithçka drejt finalizmit, Allegri do të rikthehet te Juventusi

Sky Sports ka njoftuar se Max Allegri do të rikthehet te Juventusi përsëri.

E ardhmja e teknikut italian është lidhur me shumë klube dhe tani duket se ka marrë fund.

“Allegri do të bashkohet me klubin e Juventusit, zyrtarizimi shumë afër. Allegri zgjodhi Juventusin pasi Real Madrid po merrte shumë kohë edhe pas largimit të Zidane”.

Allegri ishte bashkuar me Juventusin në vitin 2014 dhe kaloi aty pesë vite të karrierës së tij, ku pati shumë sukses në Serie A.


Shtuar 27.05.2021 11:45