Harxhi prezanton programin politik: Shtyllat ideologjike për ringritjen e PD-së

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka prezantuar programin e saj politik, duke i mëshuar asaj që ajo quan “Vizion i ri mbi idealet e vitit 1990”.

Harxhi thekson se përmes shtyllave ideologjike të paraqitura, PD do të grihet më e fortë, antikomuniste, euroatlantike, meritokratike. Programi është i ndarë në dy pjesë, ndryshimet e propozuara statutore dhe organizative dhe pjesa e dytë shtyllat ideologjike dhe programore të Partisë Demokratike.

Sipas Harxhit, ajo do të ri ngrejë Partinë Demokratike bazuar në këto shtylla:  liria e individit, antikomunizmi dhe dëmshpërblimi i të persekutuarëve dhe pronarëve të ligjshëm, çështja kombëtare dhe interesi kombëtar, lufta kundër korrupsionit dhe fundi i tenderëve të përcaktuar, listat plotësisht të hapura për zgjedhjet e përgjithshme dhe këshilltarë vendorë, rinia shqiptare dhe punësimi i tyre, prodhimi bujqësor dhe industrial, si dhe mbrojtja e prodhimit shqiptar përballë importit, ngritja e turizmit, bujqësisë dhe energjetikës mbi baza të një konsensusi kombëtar dhe jo vetëm mbi nivele tarifore.


Shtuar 27.05.2021 11:46