Gjimshiti kalon dëmtimin, gati për ndeshjen me United

Atalanta ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Manchester Unitedit, në kuadër të ndeshjes së katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, në listën prej 25 lojtarëve që janë të ftuar për ndeshjen kundër “Djajve të kuq”, i ftuar është Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi shqiptar u lëndua gjatë ndeshjes së Shqipërisë me Hungarinë, teksa ai tani do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme edhe për kombëtaren shqiptare.

Ndeshja mes Atalantas dhe Manchester United luhet nesër në orën 20:45.


Shtuar 1.11.2021 20:26