Gjimshiti i qetë para sfidës me Çekinë: Jemi gati t’i përballojmë

Shqipëria synon një rezultat pozitiv me Çekinë nesër mbrëma në “Air Albania”, në përballjen kualifikuese të Euro 2024.

Para këtij takimi përkrah trajnerit Sylvinho ka dalë edhe mbrojtësi i kuqezinjve, Berat Gjimshiti. Gjimshiti u shpreh se skuadra është e vetdijshme për forcën e kundërshtarit, por kombëtarja mund të arrijë sukses, nëse luan si një ekip i bashkuar.

“Duhet të fokusohesh ndeshje për ndeshje, sepse nuk i dihet çfarë të vjen. Jemi gati të përballojmë këtë ndeshje.

Ekziston mundësia e euforisë. Si mund të shmanget?

Euforia besoj vjen nga jashtë. Besoj çdo ndeshje ka atë të veten. Besoj se do jetë e vështirë, besoj se do mbështetemi te forca jonë për t’ia dalë.

Sa problem është mungesa e Ismajlit?

Mungesë për të gjithë ekipin, por kemi lojtarë që janë me vite këtu në kombëtare” – Tha ai.

 


Shtuar 11.10.2023 18:35