Pas kontrolleve të para është mësuar se Berat Gjimshiti ka marrë një goditje të fortë në kaviljen e djathtë.
Për këtë motiv mbrojtësi nuk do të grumbullohet me Kombëtaren kuqezi.
Ai do të qëndrojë në Bergamo ku pritet që të fillojë fazën e rikuperimit ndërsa Gasperini shpreson ta ketë gati për ndeshjen e radhës pas dy javësh edhe pse mjekët për një datë të saktë kanë pranuar ta flasin pas një jave seancash.