Gjigantët “zbarkojnë” te Interi, 3 lojtarë shqetësojnë zikaltërtit

Interi po zhvillon një sezon fantastik. Skuadra e udhëhequr nga Simone Inzaghi kryeson Serie A me 79 pikë, 11 më shumë se Milani i vendit të dytë.

Duke para paraqitjen fantastike të zikaltërve, shumë skuadra kanë “zbarkuar” në Milano dhe kanë vënë në “shënjestër” 3 nga yjet e Interit.

Bëhet fjalë për Alessandro Bastoni, Nicolo Barella dhe Marcus Thuram.

Të 3 futbollistët mund të largohet nga “Giuseppe Meazza”, pasi drejt tyre ka oferta nga ekipet të tjera “big”.

Merkatoja e verës do të jetë mjaft stresuese për drejtuesit e Interit, të cilët për të mbajtur lojtarët duhet t’u bëjnë ballë interesimeve të skuadrave të tjera, pasi të 3 lojtarët janë lider te zikaltërtit dhe janë në planet e Simone Inzaghit për sezonin e ri.


Shtuar 8.04.2024 19:02

Tags: ,