FOTO/ Olta Gixhari mahnit me postimin e radhës, teksa shijon muajt e fundit të shtatzënisë

Aktorja Olta Gixhari po shijon muajt e fundit të shtatzënisë, në mënyrën më të mirë, ashtu siç duket nga postimet e saj në Instagram.

Ish-banorja e BBV, është në janën e 30 të shtatzënisë. Ajo ka ndarë një foto me ndjekësit e saj, ku duket në formë të mrekullueshme, pranë një pishine.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

E veshur me një palë pantallona të zeza dhe një “crop top” me krahë të gjatë, ajo mban në duar një kapele po ashtu të zezë, ndërsa flokët i mban të lëshuara në një anë.

“30 javë shtatzënë” shkruan ajo, ndërsa nuk ka zbuluar më shumë për pushimet e saj luksoze.

Pak javë më parë ajo organizoi festën për të zbuluar gjininë e fëmijës që pret, ku kishte ftuar miq të shumtë, ku shumë prej tyre janë dhe figura publike. Në një video të publikuar nga Olta, një një moment shprehet se ka qejf të jetë gocë, por iu plotësua dëshira e të birit Amar, i cili kërkonte me shumë qejf një vëlla dhe jo motër.


Shtuar 8.04.2024 19:07