Lojtari i Barcelonës, Lionel Messi, me tre fanellat e tij ka blerë 50 mijë doza të vaksinës Covid-19, të cilat do të përdoren për t’i vaksinuar lojtarët e futbollit në Amerikën e Jugut.
Sipas ‘The Guardian’, Messi dhuroi tre fanella të nënshkruara për kompaninë kineze ‘Sinovac’ në këmbim të 50 mijë vaksinave.
“Drejtuesit e Sinovac treguan admirimin e tyre për Lionel Messin, i cili dërgoi tre fanella të nënshkruara”, shkroi Gonzalo Belleso, ish-futbollisti argjentinas, tani zyrtar i Konfederatës së Futbollit në Amerikën e Jugut.
Edhe pse Messi siguroi këto vaksina, duhet pritur miratimin e qeverisë argjentinase për ta lejuar vaksinimin.
Messi imzalı 3 forma gönderdi; Güney Amerikalı futbolculara 50 bin doz Koronavirüs aşısı sağlandıhttps://t.co/tv7WecTghi pic.twitter.com/NbJL94t7ft
— T24 (@t24comtr) April 15, 2021