Christian Eriksen mbajti gjithë botën e sportit në ankth ditën e shtunë, teksa pësoi atak kardiak në fushë, në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës.
Për fatin e mirë, gjendja e lojtarit tashmë është e qëndrueshme dhe po përpiqet për t’u rikthyer në normalitet. Të shumta ishin mesazhet mbështetëse për mesfushorin danez.
Së fundmi kanë qenë tifozët e Hungarisë, të cilët përpara ndeshjes me Portugalinë, në kor kanë thirrur emrin e Eriksenit.
Një gjest shumë i mirë ky nga hungarezët, që tregojnë mbështetjen për mesfushorin e Interit.