Gjermania merr tre pikët e radhës, Hungaria mbetet e fundit pa pikë

Gjermania ka shënuar fitore ndaj Hungarisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të Grupit A në Euro 2024.

Gjermanët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar në start me emra si Kai Havertz dhe Robert Andricht, por që nuk gjetën rrjetën.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 22-të, kur Ilkay Gundogan asistoi te Jamal Musiala, i cili shënoi për 1-0.

Hungaria tentoi të barazonte me disa raste, por që edhe një gol që e shënuan, u anulua për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Gjermania arriti të shtojë epërsinë, në një rast që ishte paksa diskutabil për një goditje dënimi.

Ilkay Gundogan shënoi nga Brenda zonës për 2-0 me një goditje të saktë.

Edhe pse pas golit të dytë kishte raste, nuk kishte më gola, duke bërë që Gjermania të kalojë tutje.

Gjermania ka 6 pikë, ndërsa Hungaria mbetet pa pikë në fund. /telegrafi/


Shtuar 19.06.2024 20:01

Tags: