Gjermania i hakmerret Maqedonisë dhe siguron biletën për në Katar 2022 (VIDEO)

Gjermania ka fituar 0-4 ndaj Maqedonisë për Grupin J të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”, duke u hakmarrë pas asaj humbje 1-2 në ndeshjen e parë.

Sfida u vendos në pjesën e dytë. Kai Havertz realizoi në minutën e 50-të.

Timo Werner realizoi dy gola në minutat 70′ 73′.

Ndërkohë, goditjen përfundimtare Maqedonisë së Veriut ia dha Jamal Musiala që realizoin e 4 në minutën e 83-të.

Gjermania udhëheq në grupin J me 21 pikë duke siguruar kështu biletën për në Katar.

Rumania është e dyta me 13 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut e treta me 12 pikë. /albeu.com/


Shtuar 11.10.2021 23:18