Gjermania humbi për shkak të autogolit të tij, Hummels: Më dhemb kur ekipi humb prej gabimit tim

Gjermania u mund nga Franca 0-1 mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e parë të grupit F në “EURO 2020”.

Mats Hummels ishte ai që vendosi ndeshjen, pasi shkaktoi autogolit, duke i dhuruar fitoren skuadrës franceze. Mbrojtësi ishte i pafat në devijimi e topit pas një pasimi të Lukas Hernandez. Ndërkaq, Hummels thekson se dhemb kur ekipi humbi prej gabimit të tij.

“Kjo humbje më bën shumë keq dhe për më tepër sepse autogoli im vendosi ndeshjen. Ne dhamë gjithçka në fushë dhe luftuam.

E dimë që kemi akoma mundësi përmirësimi, por shihet që kemi dëshirë të bëjmë gjëra të mëdha në këtë turne dhe të kemi sukses. Faleminderit për mesazhet, nuk kisha marrë asnjëherë kaq përkrahje. Kjo do të thotë shumë për mua”, u shpreh


Shtuar 16.06.2021 16:55