Me Rafinhën në huazim te Real Sociedad dhe Sergio Rico në RCD Mallorca , drejtori sportiv i Paris Saint-Germain ka ende detyra në pritje gjatë kësaj merkato dimërore.
Siç bën me dije media Foot Mercato , deri në 6 janë emrat që në një mënyrë apo tjetër janë një këmbë e gjysmë jashtë skuadrës pariziene ose dalja e tyre po afrohet. Ata janë Abou Diallo, Thilo Kehrer, Layvin Kurzawa, Colin Dagba, Leandro Paredes dhe Mauro Icardi.
Në rastin e dy të fundit, lojtarët me më shumë peshë që PSG dëshiron të lirojë, ende hezitojnë të largohen nga kryeqyteti parizian. r.t/albeu.com