Olivier Giroud është e kundërta e francezit tipik që le të themi nuk e duan shumë italianë. Ai nuk i jep vetes ajër pavarësisht se ka një Botëror, një Champions dhe disa tituj të tjerë. Është një djalë i qeshur, me një shaka të gatshme, që në fushë sakrifikohet për shokët e tij dhe jashtë përpiqet të vendosë qetësi në ekip.
Në bisedën e djeshme , ai filloi duke thënë se donte të përgjigjej në anglisht dhe në vend të kësaj ai fliste gjithmonë italisht , duke arritur të citonte Mandelën.
Gjatë intervistë, sulmuesi ka zbuluar një prapaskenë me Juventusin para se të kalonte te Milani ku zbulon se “Zonja e Vjetër” ishte interesuar për të.
A është e vërtetë që keni qenë afër nënshkrimit për Juventusin në të kaluarën?
“Po, ndodhi në verën e vitit 2020, me Pirlon si trajner, por unë preferova të qëndroja te Chelsea ku doja të luaja shanset e mia. Duke pasur parasysh se si përfundoi sezoni, mora vendimin e duhur,”u shpresh francezi. r.t/albeu.com