Olivier Giroud beson se vendimi i Didier Deschamps për të sjellë përësëri Benzema-n tek kombëtarja është një veprim i gabuar pasi ka lëkundur mënyrën e lojës.
Sulmuesi i Milan-it, i cili humbi vendin e titullarit pas rikthimit të Benzema, është shprehur se ekipi nuk po përshtatet me mënyrën e lojës. Ai gjithashtu ka thënë se e zbuloi rikthimin e Benzema-s vetëm kur trajneri shpalosi listën.
“Ishte dëshira e Deschamps për ta bërë, e kuptoj këtë gjë por do të doja të isha njoftuar më parë.
Nuk kam asgjë kundër Karim Benzema por rikthimi i tij ka shkaktuar inbalancë taktike në mënyrën tonë të së luajturit. Nuk kam patur probleme apo debate me Karim për këtë situatë, ne ulemi të hamë në të njëjtën tavolinë.” /h.ll/albeu.com