Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, pas suksesit të Champions League ndaj Dinamo Zagrebit foli për mikrofonat e “Sportmediaset”.
“Sekreti është se unë gjithmonë dua ta ndihmoj skuadrën, jam një tip konkurrues.
Isha pak i zhgënjyer që dola. Dua të luaj gjithmonë dhe të bëj më shumë, për mua është normale që kur zëvendësohesh të mos jesh i lumtur të shkosh në stol, por e kuptoj zgjedhjen e trajnerit.
Ishte ndeshja e gjashtë në 19 ditë, është normale që duhet të pushosh pak”, është shprehur sulmuesi francez./ h.ll/albeu.com